AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 22:24

Ish deputeti socialist zbulon takimet e Ramës me kryeministrin Tsipras

Ish deputeti socialist zbulon takimet e Ramës me kryeministrin Tsipras

Ish deputeti socialist, Alfred Peza, i ftuar në Opinion, zbuloi disa nga detajet e vizitës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras, në Shqipëri.

Peza: Do kenë dy takim, një informal dhe zyrtar i kryeministrit grek, Aleksi Tsipras në Shqipëri. Takimi i parë do jetë për pashkët orthodokse, do jetë takim informal në qytetin e Korçës. Tsipras do të jetë i shoqëruar nga Ministri i tij i Jashtëm dhe bashkëshortet respektive, ndërkohë edhe kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar me Ministrin Ditmir Bushati dhe bashkëshortet. Takimi zyrtar do të jetë në mes të muajit prill, ku Tsipras do të vij në Tiranë për të firmosur marrëveshjen zyrtare. Pas kësaj do të ketë edhe një vizitë të Ramës në Greqi./TPZ.AL/