LIFESTYLE, 6 Shtator 2018, 16:11

Zbulohet shkaku i vdekjes së Dolores O’Riordan

Zbulohet shkaku i vdekjes së Dolores O’Riordan

Këngëtarja u gjet papritur e vdekur më 15 janar të këtij viti, e zhytur në vaskë në dhomën e saj në një hotel në Londër.

Një mjek është shprehur se ajo vdiq si rezultat i një “aksidenti tragjik”. Dolores ndërroi jetë pasi piu një sasi të tepruar alkooli dhe u mbyt në vaskë. Sipas ekspertizës Dolores O’Riordan nuk kishte shenja lëndimi apo dëshmi të vetëvrasjes.

Policja Natalie Smartm, e cila ishte në vendngjarje, tha për hetuesit: “E pashë O’Riordan të zhytur në vaskë me hundën e saj dhe gojën plotësisht nën ujë.” Gjithashtu ajo tha se kishte gjetur shishe boshe në dhomë si edhe shumë barnash me recetë.