AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 22:43

Zbulohet rroga e majme e aktorit të "Portokallisë", Rezart Veleshnjes

Zbulohet rroga e majme e aktorit të "Portokallisë", Rezart

I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", aktori i "Portokallisë", Rezart Veleshnja hyri në studio duke imituar Arjan Çanin. Përballë gazetarit Arian Çani, ai ka folur për 52 rolet e tij në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

E mesa duket i ngacmuar nga Arian Çani, Veleshnja ka zbuluar edhe rrogën e tij të vërtetë. Rezart Veleshnja ka pranuar se ai paguhet 3 milion e gjysmë lekë të vjetra në muaj.

Me këtë përgjigje duket se marrin fund thashethemet nëpër portale të cilat disa herë kanë shkruar për pagesën e aktorit të njohur të humorit.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Çani: Sa personazhe ke realizuar deri më sot?

Veleshnja: 52 karaktere kam realizuar.

Çani: I preferuari juaj?

Veleshnja: Drejtor shkolle. Është një personazh që e kam bërë dikur. Ai më lodhte më tepër.

Çani: A është e vërtetë kur ke thënë se e ke rrogën 4 milion e gjysmë lekë në ‘Portokalli’?

Veleshnja: Një më pak?

Çani: 3 milion e gjysmë lekë domethënë?

Veleshnja: Top Channel gjithmonë ka paguar shumë./TPZ.AL/