AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 22:05

Provokatori akuzon Bashën në protestën për Teatrin, artistët e përzënë

Provokatori akuzon Bashën në protestën për Teatrin,

Në protestën e sotme të artistëve para Teatrit Kombëtar, ka pasur momente tensioni, teksa një person provokon me akuza politike.

Gjatë fjalës me mikrofon, ai shprehet: Unë nuk po zgjatem shumë, por po merrem thjesht me liderat, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. A kanë moral ata të vijnë këtu, një njeri që vodhi te Rruga e Kombit, një njeri që i shiti detin Greqisë …

“Po ik ore, do merresh me Rrugën e Kombit, aty udhëtojnë me mijëra makina, ik ore k**”, është një nga reagimet e shumta të pakënaqësisë në adresë së të riut.

Megjithatë, i riu, duke folur në mikrofon vijon: Të përballemi me argumente…

Në këtë moment, persona të pranishëm aty e rrethojnë dhe e largojnë nga me forcë foltorja e krijuar rishtazi.

Nga videon e publikuar, dëgjohet një zë në sfond që akuzon folësin: Po ca re… ik ore zagar, ik ore horr, hala me Rrugën e Kombit u merrkeni ju…

Prej kohësh, artisë protestojnë kundër pr/ligjit të propozuar nga qeveria, që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re nga një kompani koncesionare.