AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 08:37

Mbërrin i nxehti afrikan, temperaturat sot deri në 37°C

Mbërrin i nxehti afrikan, temperaturat sot deri në 37°C

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 20/35 Diell

Kukës 17/35 Diell re shi lokal

Lezhë 20/35 Diell

Dibër 15/33 Diell re shi lokal

Durrës 21/33 Diell

Tiranë 22/37 Diell

Elbasan 20/37 Diell pak re

Berat 18/37 Diell pak re

Vlorë 20/34 Diell

Korçë 15/31 Diell re shi lokal

Gjirokastër 16/37 Diell pak re

Sarandë 19/32 Diell.