TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk është se e njohim shumë për repertorin e gjerë muzikor, por më së tepërmi për paraqitjen dhe si një vajzë showbizi. Ajo ka ditur si t'i bëjë reklamë vetes dhe t'i bëjë përherë mediat të flasin për të.
Tani është nënë e një djali, të cilin nuk e ekspozon shumë, por si nënë beqare, mundohet t'ia plotësojë të gjitha kushtet vetes e të birit.
E kemi fjalën për Anjeza Brankën, e cila kohët e fundit duket se është duke jetuar një romancë dashurie me një biznesmen që jeton jashtë vendit. Biznesmeni ia plotëson të gjitha kërkesat Anjezës, e madje, bashkë janë duke shijuar udhëtime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja shqiptare dhe i dashuri i ri kanë shpërndarë në rrjetet socaile foto e video nga të njëjtat ambiente. Ata kanë lëvizur në New York, Las Vegas, Chicago dhe vende të tjera në Amerikë, udhëtime të cilat Anjeza i shoqëruar me postime fotosh.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe biznesmeni e si për çudi, edhe pse nuk kanë asnjë foto bashkë, makinat dhe vendet që kanë vizituar, janë po të njëjtat.
[gallery ids="58477,58478,58479,58480,58481,58482,58483,58484,58485,58486,58487"]