LIFESTYLE, 19 Janar 2018, 13:55

Pas Dua Lipës, edhe Oriola Marashi bëhet pjesë e “Brits Awards”

Pas Dua Lipës, edhe Oriola Marashi bëhet pjesë e “Brits

Ish- modelja e “Icon Agency”, Oriola Marashi, para disa kohësh mori pjesë në videoklipin e këngës “Mama” të Jonas Blue dhe William Singe.

Dje, Oriola dha lajmin e mirë se kënga “Mama” është nominuar në kategorinë video më e mirë në “Brits Awards”. Fillimisht ka qenë Dua Lipa ajo që është nominuar  nga “Brits”, e pas saj një tjetër shqiptare na bën krenarë.

“Sapo mora vesh që video ‘Mama’ në të cilën unë dhe Donika Meziu jemi protagoniste është nominuar në ‘Brits Awards’ për videon më të mirë. Urime Shqipëri, përveç Dua Lipës është dhe dikush tjetër që ju përfaqëson”, shkroi Oriola në një status në “Instastory”.

https://www.youtube.com/watch?v=qPTfXwPf_HM

[gallery ids="58255,58256,58257"]