LIFESTYLE, 19 Janar 2018, 10:00

Ja çfarë thotë Elvana Gjata për njerëzit e suksesshëm! (Video)

Ja çfarë thotë Elvana Gjata për njerëzit e
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, ka mbërritur në Tiranë dhe menjëherë ka takuar një prej shokëve të saj më të mirë, moderatorin Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka publikuar dje një video nga takimi me këngëtaren, me të cilën ndodhej në një restorant. Videoja qesharake, tregon Elvana Gjatën duke i bërë moral Ermalit mbi njerëzit e suksesshëm. Sipas saj, njerëzit e suksesshëm hanë shëndetshëm, por jo vetë Elvana, e cila zgjat dorën dhe e mbush me tortë për ta ngrënë me grusht. Në sfond shpërthejnë të qeshurat, ndërsa ne kuptuam se Elvana do të jetë e ftuara e radhës në emisionin e Mamaqit.

“Njerëzit e suksesshëm hanë shëndetshëm. Tag një mik që ha si Elvana Gjata”, - ka shkruar Ermali në videon ku Elvana duket duke ngrënë një copë tortë.

https://www.instagram.com/p/BeGsAd3F1II/?taken-by=ermalmamaqiofficial