LIFESTYLE, 19 Janar 2018, 18:27

FOTOT/Çmendet Noizy, ble Ferrarin e tretë dhe ja si e ka quajtur

FOTOT/Çmendet Noizy, ble Ferrarin e tretë dhe ja si e ka quajtur

Ferrarit mesa duket qenkan më keq se patatinat: Kur merr të parën, pastaj nuk ndalon dot më!

Këtë e ka dëshmuar së fundmi reperi Noizy i cili në pak më shumë se një vit, i ka dhuruar vetes 3 Ferrari.

Reperi sapo ka blerë supermakinën e radhës, që ka kushtuar jo pak, por plot 300 mijë euro.

Noizy mesa duket ka nisur të krijojë koleksionin e tij të supermakinave, të cilat dallohen për emrat e veçantë.

Ferrarin e tij të parë, reperi e ka quajtur Shakira, të dytën e ka quajtur motra e Shakirës, ndërsa të tretën, reperi ka deklaruar se e ka quajtur “December” (Dhjetor).

[gallery columns="1" ids="58390,58391,58392,58393,58394,58395,58396,58397,58398"]