LIFESTYLE, 19 Janar 2018, 12:17

Rita Ora, artistja më e mirë ndërkombëtare

Duket se fama e këngëtareve me origjinë shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë. Një ndër emrat që njihet tashmë në të gjithë botën është ai i Rita Orës, e cila ka qenë në Kinë për të mbajtur koncertin e saj të radhës në qytetin e Hong Kongut.

Në rrjetin social Istangram Rita ka postuar momente nga interpretimi i saj, në të cilat është shfaqur me një kostum të shkurtër të bardhë dhe çizme të gjata të bardha me flokët e mbledhura bisht.

Krahas fotove, Rita ka shkruar se është nderuar me një çmim nga shteti kinez: “Sapo mora çmimin si ‘Artistja më e mirë Ndërkombëtare’ të Bilboardradiochina”.