AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 11:25

Ditmir Bushati: Nuk po shesim detin, marrëveshja do të jetë më e mirë se në vitin 2009

Ditmir Bushati: Nuk po shesim detin, marrëveshja do të jetë

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është shfaqur ditën e sotme, në një telekonferencë, për një "interpelancë" të kërkuar nga një grup studentësh nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes, të shpikur nga kryeministri Rama. Kjo "interpelancë", u transmetuar LIVE në hapësirën propagandistike, ERTV.

Bushati është pyetur për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si në çdo dalje tjetër, ministri ka thënë se marrëveshja do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009 dhe do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

" Konkludojmë në faktin, se çdo lloj marrëveshje e re, do të jetë më e mirë se ajo që u arrit në 2009.

Në thelb vendimi është i qartë, mbi bazën e teknikës që është zbatuar. Në procedurë flet shumë qartë, për mungesën e plotfuqisë nga Presidenti.

Diskutimet [me Greqinë],  kanë qenë të një karakteri politiko-diplomatik.

Në 2009, ka qenë metoda e barazlargësisë, ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke e kombinuar këtë me pozicionin gjeografik. Duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Shqiperia do të ketë një marrëveshje më të mirë."

/TPZ.AL/