TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar samitin me Kim Jong-Un që pritej të zhvillohej me 12 qershor.
Arsyeja pse republikani e bërë këtë, sipas mediave ndërkombëtare, është fakti se Koreja e Veriut ka fyer zv/Presidentin Mike Pence.
Trump tha se do të ishte e papërshtatshme të mbaheshin bisedime në një kohë që regjimi i Kim testoi sërish limitet e durimit të tij.
Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut fyeu zv/Presidentin amerikan Mike Pence për deklaratat e tij se “Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia”.
Choe Son Hui gjithashtu tha se e ardhmja e samitit mes Peninanit dhe Uashingtonit varej totalisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa dënonte intervistën e Pence në Fox Neës.
“Ne nuk do t’i lutemi SHBA-së për dialog nëse ata nuk duan të ulen në treyzë me ne,” tha Choe Son Hui, sipas një artikulli të publikuar në agjencinë qendrore të lajmeve në Korenë e Veriut.
“Nuk mund të lejojmë deklarata të tilla idjote dhe injorante që dalin nga goja e zv/Presidentit amerikan,” tha ai.