AKTUALITET, 24 Maj 2018, 14:53

Deputeti i PD nxjerr fotot: E turpshme kjo që po ndodh në shkollën e Fierit, nxënësit me armë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një postim në Facebook, shkruan se fëmijët po edukohen me trekëndësh, si në Korenë e veriut.

“Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.”, shkruan deputeti i PD.

33341424_1142428425898750_676913139639386112_n

Postimi i plotë

EDUKIM ME TREKËNDËSH
Mos u habisni!
Nuk jemi në Korenë e Veriut!
Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.
Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.
Madje nuk po kursen as fëmijët.
Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.
Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.
Kjo është më shumë se turp!
Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.
p.s
Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit. 33322452_1142428439232082_4237530870149283840_n