TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kastriot Islami thotë se ambasadori i ri amerikan që do të pasojë Donald Lu në Shqipëri, do të jetë shumë më i ashpër me kryeministrin Edi Rama.
“Pohimi se me largimin e ambasadorit amerikan Lu në Tiranë s’ndryshojnë interesat amerikane në Shqipëri është një pohim evident i Matheë Palmer, zyrtar i lartë në DASH; kështu ka ndodhur gjithnjë dhe kështu do të ndodhë edhe këtë radhë.
Sepse interesat amerikane s’varen as se kush vjen ambasador në Tiranë dhe as se kush është kryeministër i Shqipërisë dhe as sesi sillet kryeministri i Shqipërisë ndaj institucioneve apo lidershipit amerikan.
Madje as edhe marrëzitë e një kryeministri, si në rastin e Ramës nuk mund të zhvendosin interesat amerikane në Shqipëri. Troç do të pohohej: As këtë herë me largimin e ambasadorit amerikan Lu, interesat amerikane s’do të ndryshojnë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Por disa qëndrime apo vlerësime ndaj marrëzive të Ramës do të ndryshojnë; ka jo pak indikacione që ambasadori i ri amerikan të jetë ndryshe, madje më ashpër ndaj marrëzive të Ramës.
Pra, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në mbarim të mandatit të tij, por interesat amerikane s’do të ndryshojnë, ndërkohë që disa qëndrime të administratës së re Trump dhe ambasadorit të ri amerikan do të jenë të ndryshme ndaj marrëzive të Ramës”, shkruan ai.
“Nuk është detyra jonë të vlerësojmë nëse Donald Lu ka vepruar brenda kornizës së interesave amerikane. Shqiptarët besojnë e shpresojnë se ambasadori i ri jo vetëm nuk do të heshtë por presin që ai të jetë i ashpër me marrëzitë e Ramës dhe kujtdo tjetri.
Përfundimisht: Lu largohet nga Shqipëria dhe shqiptarët janë të gëzuar që interesat amerikane nuk do të ndryshojnë, por ata besojnë e shpresojnë se ambasadori i ri nuk do të heshtë përballë marrëzive të Ramës apo implikimit të ministrave të tij në afera korruptive apo kur ata rezultojnë të lidhur me klane e familje mafioze.