TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia zvicerane shkatërroi një operacion të dyshuar si 'spiun' ndaj dy rusëve, që paraqesin veten si pjesmarrës në forumin e Davos, ku liderët botërorë po takohen këtë javë për Forumin Ekonomik Botëror vjetor, sipas raportit të së martës.
Gazeta Tages Anzeiger e Zvicrës raportoi se rusët kishin ngjallur dyshimet e policisë zvicerane që në gusht, raporton FoxNews.
Zëdhënësi i Anita Senti i departamentit të policisë rajonale të Grisons, tha që të dy rusët kishin pretenduar të ishin diplomat kur u morën në pyetje si pjesë e një "kontrolli normal".
Ajo tha se ata nuk ishin të akredituar si diplomat nga autoritetet zvicerane.
“Është e vërtetë që ne kemi kontrolluar dy qytetarë rusë në Davos dhe ata e identifikuan veten me pasaporta diplomatike, por ne nuk mund të konstatonim ndonjë arsye për t'i ndaluar ata. Ata u lejuan të shkojnë, " tha Grisons.
Një zëdhënës i ambasadës ruse në Bern sugjeroi që burrat e identifikuan veten si pjesmarrës në samit, si "ndoshta një shaka pa vend".
"Pasaportat diplomatike u jepen zyrtarëve të rangut të lartë, jo punëtorëve manualë," tha ai.
Por Bill Browder, një menaxher i fondeve të investimeve që ka udhëhequr një fushatë për të ekspozuar korrupsionin në Rusi, tha që komploti i supozuar tregon arritjen e supozuar të qeverisë Ruse.