AKTUALITET, 21 Janar 2020, 20:24

‘Duam arsim të denjë dhe cilësor!’/ Rikthehen protestat e studentëve, riorganizohen nesër te Korpusi: Të gjithë bashkë në orën 11:00

‘Duam arsim të denjë dhe cilësor!’/ Rikthehen

Rikthehet protesta e studentëve! Pas më shumë një viti, studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra në “Paktin për Universitetin”.

Sipas tyre, asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua. Në faqen e Facebook “Rezistenca Rinore” shkruhet edhe vendi ku të gjithë studentët do të grumbullohen pasi të nisen nga Universitetet e tyre.

“Të gjithë bashkë për një arsim të denjë dhe cilësor! Ne vetëm ju kemi ftuar. Protesta nga nesër është e çdo studenti, e çdo prindi dhe pedagogu që ndan të njëjtat shqetësime si ne. Zoti i bekoftë studentët. Të gjithë bashkë nesër në orën 11:00 tek Korpusi Universitar,” - shkruhet në faqe.