TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani fillon vitin 2020 me një humbje në Korçë, në një ndeshje që ka pasur gjithçka brenda. Skënderbeu ka triumfuar 3-2 në një sfidë të çmendur që kishte penallti, karton të kuq, autogol, penallti të humbur e një tjetër autogol, duke mbajtur gjithçka të hapur deri në shtesë.
Të kuqtë e nisën me një gol të shënuar me penallti nga Telushi por më pas nuk mbyllën ndeshjen dhe u ndëshkuan. Kartoni i kuq i Brojës u dha krahë vendasve që barazuan falë autogolit të Bitrit e më pas gjetën avantazhin në shtesë me Krasniqin.
Në pjesën e dytë të dy palët shpërdoruan para portës, sidomos Partizani që humbi penallti shumë të kontestuar me Telushin i cili dërgoi sferën jashtë. Bregu shënoi një supergol e gjithçka dukej e mbyllur, por në shtesë gjithçka u vu në dyshim nga autogoli i Ditës, deri në vërshëllimën përfundimtare që i dha suksesin Skënderbeut dhe e afron me skuadrat e mesit të tabelës, ndërsa kampionët në fuqi humbasin mundësinë që të vënë në trysni ekipet që ka përpara në renditje.
Skënderbeu-Partizani 3-2
42′ (ag) Bitri, 45’+1′ Krasniqi, 82′ / 8′ (p) Telushi, 90’+2′ (ag) Dita