TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama nuk ka shkuar dot shumë më larg se akuza e përsëritur pa pushim në këto 30 vjet ,se “armiqtë e pushtetit “ pengojnë integrimin perendimor të vendit. Refrenin që e ka përsëritur Sali Berisha i parë kundër Fatos Nanos, Gramoz Ruçit dhe Servet Pëllumbit ,se janë kundër Natos dhe pranimit në Këshillin e Europës, atë që ka rimarë Berisha i dytë kundër Ramës se është kundër liberalizimit të vizave pasi bën protesta dhe kundër hapjes së negociatave që i mban peng me qarkun e Fierit, po e përsërit edhe kryeministri aktual kundër presidentit të republikës.
Rama ka bërë sot një shënim në Twitter: “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”.
Në fakt “revolta xhenuine” e kryeministrit u përgatit nga një skenar i nisur me kujdes. Dje në një kronikë të Top Channel hiqej paralelja mes shqetësimit dramatik të Metës dhe faktit se ajo bëhej vetëm një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë. Dhe si për çudi ‘zbulimin” e saj e kishte bërë një gazetar si Muhamed Veliu (shiko poshte), që herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur. Pasi ku skandal u mbars e gjithë rilindja u hodh në sulm me slloganin e armikut që do të pengojë intergrimin.
https://youtu.be/b4WBgvHx25Y
Pas kësaj zhurme presidenca botoi letrën e plotë me nxjerrjen në dritë të së cilës u vunë re dy gjëra.
Së pari, se presidenti, ndryshe nga çakuzohej e kishte kërkuar shkurt dhe shkoqur hapjen e negociatave: “Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme.”, thuhej në letër në atë paragraf që Meta e lexoi tri hetë me radhë, kur doli në konferencë për shtyp.
Së dyti, as akuza se letra e zezë u bë nga marazi pasi Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv, nuk qëndron. Natyrisht teksti drejtuar në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi erdhi në kohë pas dokumentit për çeljen e negociatave, por pikërisht se ai lidhej me një interpretim të konfliktit lokal për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues.
Presidenti i sqaronte komisionerit qëndrimin e tij për këtë çështje. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në sqarimin që zëdhënësja e BE Ana Pisonero bëri për Agjensinë Telegrafike Shqiptare ajo konfirmoi se thelbi i letrës ishte për gjykatën kushtetuese: “Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” deklaroi ajo duke shtuar se BE pret verdiktin e Venecias dhe nuk përzihet në këtë mosmarrëveshje lokale.
Pra, sikurse shihet nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Ilir Meta po përpiqet të pengojë hapjen e negociatave. Por me sa duket propaganda e ramës ka mbetur aq keq sa do të shfrytëzojë metodat që berisha përdorte vite më parë dhe gazetarë si Muhamed Veliu./Lapsi.al/