AKTUALITET, 6 Mars 2020, 15:04

Tronditëse/ Gjenden të vdekur në dhomën e tyre në Moskë, "Mjeshtri i madh" i shahut dhe e dashura e tij

Tronditëse/ Gjenden të vdekur në dhomën e tyre në

Një ngjarje shokuese ka tronditur këtë të premte Rusinë dhe Ukrainën, teksa është gjetur i vdekur në Moskë, "Mjeshtri i madh" ukrainas i shahut, Stanislav Bogdanovich, dhe e dashura e tij, Alexandra Vernígora.

Mediet e huaja shkruajnë se çifti ka humbur jetën nga asfiksia. Sipas autoritete ruse, në trupat e dy shahistëve, të cilët u gjetën të enjten në një apartament të vendosur në një lagje në Moskën lindore, nuk u panë shenja dhune, por gjithsesi, hetimet vijojnë.

Bogdanovich dhe gruaja e tij i kishin kokat e tyre të mbuluara me qese dhe pranë tyre kishte bombola me oksid azoti. Në vitin 2013, "Mjeshtri i Madh" ukrainas u bë kampioni më i shpejtë i shahut të vendit të tij.