TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund edhe në Shqipëri, si në disa vende të tjera të botës, koronavirusi preku elitën më të lartë udhëheqësore.
Numri dy i vendit, kryebashkiaku i Tiranës, Kasharit dhe gjithë rrethinave përqark, Erion Veliaj, njoftoi sot se është infektuar me Covid-19.
Është jo vetëm e paimagjinueshme, por edhe një sakrificë e madhe, që një njeri i infektuar nga virusi, të gjejë kohë dhe t'i lutet popullit të vet, që të lajnë duart dhe të vendosin maska.
Sigurisht, që nuk mund të dyshojë njeri në botën ku jetojmë, që Erion Veliaj, me pastërtinë që reflekton, ta ketë marrë virusin nga moslarja e duarve. Siç dihet, moslarja e duarve dhe mosprerja e thonjve, në vendin tonë, i lejohen vetëm Edi Ramës.
Dyshimet janë, që Erion Veliaj, ta ketë marrë virusin, për shkak të mospërdorimit të maskës. Siç e keni parë dhe ndjekur, në të gjitha televizionet informonjëse të vendit, Erion Veliaj, e përdor maskën gjithmonë jashtë, në ajër të pastër dhe me diell të fortë, atje ku virusin e vrēt vetë natyra.
PS. Lexoni më poshtë, status-njoftimin e plotë të Erion Veliajt, pas infektimit!
/TPZ.al/Tej e këtej/