TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester United është dorëzuar në lidhje me Paul Pogba. Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë, por nuk dëshiron të rinovojë.
“Djajtë e Kuq” e kanë kuptuar dëshirën e lojtarit për të provuar një aventurë të re dhe e kanë nxjerrë në merkato.
Klubi anglez kërkon 80 milion euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin, për të cilin shpenzoi 35 milion më shumë për ta blerë nga Juventusi në verën e vitit 2016.
Pikërisht klubi italian, aty ku Pogba kaloi katër sezone fantastike, pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Max Allegri e do sërish në skuadër.
Shuma e kërkuar nga United është e konsiderueshme, teksa edhe agjenti i kampionit të botës, Mino Raiola, ka kërkesa të larta sa i përket rrogës së lojtarit dhe komisioneve të operacionit.
Juventusi është i interesuar prej kohësh për të rikthyer mesfushorin në Torinon bardhezi, me United që pret 80 milion euro për të lejuar largimin e një prej yjeve të skuadrës