AKTUALITET, 30 Janar 2018, 22:07

"Zbërthethet" Ministri Xhafaj, nga "financieri" i Habilajve te Saimir Tahiri

"Zbërthethet" Ministri Xhafaj, nga "financieri" i

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emision Studio e Hapur, në News 24 përball gazetares Eni Vasili, ku ka folur dhe për çështjen Tahiri.

Sipas tij kjo çështje ka pasur rëndësinë e saj në imazhin e maxhorancës, dhe pranoi që hetimi i Tahirit, ka lëkundur pak maxhorancën.

“Ndërkohë që çështja është në hetim dhe i takon organeve që e kanë marrë përsipër të çojnë hetimin deri në fund. Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilido qoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje”, ka qenë kjo deklarata e minsitrit Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka folur për ekstradimin e Nezir Seitit. Ai tha se do të firmoste për ekstradimin e të arrestuarit, nëse nuk do të kishte informacion të plotë dhe të mos kishte dijeni për akuzat që janë për të në Shqipëri.

"Nëse e shohim nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare, duhej të ishte ekstraduar. Nëse e shohim për faktin e ka dhe një procedim penal, duhej të kishte një aspekt tjetër. Ai po hetohet në Katania dhe është pjesë e grupit të trafiku të drogës. Nuk e parë dosjen në tërësinë e vet, ka pasur një hetim për ketë çështje. Është më mirë që t’ia lëmë në dorë hetimit të prokurorisë. Nëse nuk do të kish dijeni për një urdhër arresti në Shqipëri patjetër që do ta firmosja. Jemi të hapur për çdo lloj hetimi për këtë çështje. Policia nuk e ka ndaluar si person në kërkim për prokurorinë e krimeve të rënda. Është arrestuar në kuadër të një aksioni." - shtoi më tej Xhafaj.