AKTUALITET, 20 Mars 2020, 13:58

“Mos dilni nga shtëpia”, Rama thirrje të rinjve: Po rrezikoni veten, do na bëni gjëmën

“Mos dilni nga shtëpia”, Rama thirrje të rinjve: Po


Kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin e fjalës së tij sot tek të rinjtë dhe u ka bërë apel të rinjve e fëmijëve që të mos dalin nga shtëpitë të luajnë në lagje e të rrezikojnë prindërit e gjyshërit, pasi ka theksuar se kështu po vënë në rrezik edhe vetë jetën e tyre.

“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që t’na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme”.

Duke iu referuar shifrave të të rinjve të prekur në SHBA, Rama dha edhe lajmin e mirë për të rinjtë, për internetin.

“Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri -45 vjeç e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm, ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 4 e 6 të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.

Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të policisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa shërbim”.