AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 10:48

Zbardhet dëshmia e të penduarit: Lulzim Berisha erdhi në kazinonë time, më kërkoi të vrisja Klodian Saliun

Zbardhet dëshmia e të penduarit: Lulzim Berisha erdhi në

Është zbardhur dëshmia e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili ka treguar se si Lulzim Berisha i kërkoi të vriste Klodian Saliun. Po ashtu ai ka rrëfyer se si Lul Berisha dhe Indrit Taullain bënë planin për hedhjen në erë të biznesmenit Vajdin Lamaj.

Ai ka dëshmuar se takimi mes tyre kish ndodhur në kazinonë e tij në Tiranë, dhe Lul Berisha i kishte ofruar vrasjen e hasmit të tij si pjesë të “paktit” mes tyre. “Lulzim Berisha më kërkoi që unë të vrisja Klodian Saliun”, ka dëshmuar ai.

“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur Stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Luftëtar Reçi.

Luftar Reçi ka pranuar se ka pasur lidhje shoqërore me “trurin” e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, dhe Indrit Taullain.

Po ashtu ai ka dëshmuar lidhur me ekzekutimin e Vajdin Lamajt. Sipas Reçit, në shkurt të vitit 2005 Lul Berisha kishte bërë planin me Indrit Taullain dhe të dy bashkë do të hidhnin në erë Vajdin Lamajn në ashensorin e banesës së tij. Reçit i kishte kërkuar kallëpë tritoli për atentatin e mirëmenduar.

“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taullain, Lentin (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha.

Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002″, shton ai në dëshminë e tij.

I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, Luftar Reçi është rikthyer në vëmendje për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK.

I njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Dibrës” ai është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj.

Kujtojmë që dje Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për 3 bosë të krimit, pasi dyshohen se janë atentatorët e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.

Bëhet fjalë për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Luftar Reçin, të cilët në bashkëpunim me Indrit Taullain kanë vrarë në 26 shkurt 2005 Klodjan Saliun, i cili njihej si kundërshtari i Lulzim Berishës./Panorama