TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të hënën, 7 qershor ka nisur operacioni "Bregdeti Ynë."
Ky operacion për shembjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare ka nisur nga Ksamili dhe Velipoja, ndërsa ditën e sotme ka pasur tensione në pjesën e jugut.
Në foton e mësipërme shihen banorët të cilët përplasen me forcat e policisë pasi refuzojnë të largohen nga pronat.
"Nuk jemi njoftuar për shembjen. Kanë ardhur 2-3 herë.
I ka çuni dokumentet të gjitha, nuk është pa lejë. Do lekë ai, ku t'i gjejmë lekët. Na kanë kërkuar dhe ne, ja kemi dhënë paratë," thotë një e moshuar.
"Mos më prek me dorë, jam në shtëpinë time," thotë një banor.
Operacioni "Bregdeti ynë" ka në fokus shembjen e objekteve pa lejë përgjatë bregdetit.
Ditën e sotme në Ksamil parashikohet shembja e 30 objekteve.
Dita e sotme është fokusuar në banesa dhe kjo ka sjellë tensione mes banorëve të cilët refuzojnë të dalin dhe policisë.