TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu në një intervistë ekskluzive për agjencinë greke të lajmeve, ANA-MPA, angazhimin e tij për të krijuar marrëdhënie miqësore me Greqinë bazuar në besimin e ndërsjellë, që do të lehtësonte edhe zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit të tij.
Zaev bëri thirrje të drejtëpërdrejtë për “mbështetje nga qytetarët grekë dhe natyrisht, nëpërmjet institucioneve, nga qeveria greke, opozita dhe Parlamenti grek”.
“Çështja e emrit është një çështje delikate dhe nuk është e lehtë për politikanët grekë, gjithashtu”, theksoi ai duke kërkuar një zgjidhje që mund të ishte e pranueshme për të dyja palët.
“Kjo do të krijonte një prioritet që do të kujdesej më shumë për të ardhmen sesa për të kaluarën tonë”, tha ai.
Në këtë intervistë Zaev tha se nuk kishte alternativë për Maqedoninë përveç anëtarësimit në BE dhe NATO.
Ai theksoi se qeveria e tij po ushtronte përpjekje gjigante drejt reformave themeltare, veçanërisht në drejtësi, administratën publike dhe arsim, ndërsa në punët e jashtme prioritetin kryesor e kishte përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët.