AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 14:55

Von Der Leyen: Sot kthejmë faqen e një viti të vështirë, nesër vaksinimi në të gjithë vendet e BE-së

Von Der Leyen: Sot kthejmë faqen e një viti të

Të gjithë vendet e BE ka marrë në dorëzim dozën e parë të vaksinave anti-Covid dhe se nga nesër nis vaksinimi në të gjithë vendet e unionit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se sot BE kthen faqen e një viti të vështirë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe se vaksina është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina kundër COVID-19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër. Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Von der Leyen.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1342751465274806273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1342751465274806273%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvon-der-leyen-sot-kthejme-faqen-e-nje-viti-te-veshtire-neser-vaksinimi-ne-te-gjithe-vendet-e-be-se%2F

Gjatë ditës së sotme grupi i parë i vaksinave Pfizer-BioΝTech kundër COVID-19 arriti në Greqi. Vaksinimi në vendet e BE do të nis më 27 dhjetor për shtresat më të rrezikuara nga virusi.