AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 09:58

Masakroi me thikë të riun, kapet autori i vrasjes në Tiranë. Detajet

Masakroi me thikë të riun, kapet autori i vrasjes në Tiranë.

Arrestohet autori qe dy nete me pare masakroi per vdekje me thike ne banese te riun 30 vjecar Holdi Hajdari.

Policia ben me dije se ka arrestuar sot autorin e ngjarjes se rende, shtetasin Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit, ne banesen e viktimes, nderkohe qe i riu nderroi jete dje ne mengjes ne spital, pa mundur te mbijetonte nga plaget.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.