TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Euzebio Di Françesko nuk është më trajner i Romës. Klubi kryeqytetas e falënderon trajnerin për punën e bërë në stolin verdhekuq dhe i uron suksese në të ardhmen.
“Nga ana ime dhe e gjithë klubit të Romës, dua ta falënderoj trajnerin Euzebio Di Françesko për impenjimin e tij maksimal”, – ka deklaruar presidenti i Romës, Palotta. “Ai ka punuar gjithmonë me përkushtim dhe është sjellë si profesionist, duke vënë në vend të parë interesat e klubit dhe jo ata personalë. I urojmë më të mirën”, – ka vazhduar kreu i klubit roman.
Di Francesko, i cili si lojtar ka fituar një titull me Romën në vitin 2001, e kishte nisur aventurën si trajner i kësaj skuadre në verën e vitit 2017.
Klaudio Ranieri është trajneri që pritet të zërë vendin e lënë bosh nga Di Françesko. Trajneri veteran italian e njeh ambientin, pasi ka punuar edhe më parë me këtë klub. Ranieri u largua pak ditë më parë nga drejtimi i Fulhemit dhe tani është gati të nisë një aventurë të re në Serinë A dhe me një klub prestigjioz si Roma.