AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 23:09

Video/ Përbindëshi Ronaldo: tre gola vrasin Zvicrën, Portugalia në finale të Ligës së Kombeve

Video/ Përbindëshi Ronaldo: tre gola vrasin Zvicrën, Portugalia

Zvicra luan më mirë, por Portugalia ka Cristiano Ronaldon. Në “Estadio do Dragao” fenomeni i Juventus shënon tre gola e udhëheq luzitanët në aktin final të kompeticionit të ri. Një tregolësh i CR7, që merr topin në shtëpi dhe vendos këtë gjysëmfinale të Nations League, me rezultatin 3-1 për kampionët në fuqi të Europës. Sulmuesi është kthyer në kombëtaren e Santos dhe nuk ka pritur për të lënë gjurmë.

Goli i parë i CR7, në minutën e 25′ është kryevepra e parë, në mënyrën që i ka munguar më shumë kohët e fundit portugezit. Trajektore spektakolare e topit në goditjen e dënimit, me një ulje të papritur, që nxorri jashtë loje Sommer. E megjithatë, zviceranët e Petkovic vazhdojnë të impenjojnë prapavijën luzitane, të inspiruar nga Shaqiri e Xhaka dhe një Seferovic që u ndal vetëm nga traversa. Në fakt, Zvicra barazoi një ndeshje që mund ta shihte në disavantazh të dy golave. Çmenduria në Ligën e Kombeve fiksohet në minutën e 57’, kur gjyqtari, Felix Brugge, akordoi penallti për portugezët, por pas konsultimit me teknologjinë, në fillimet e aksionit kishte një pengim të parregullt të Semedo ndaj Seferoviç, dhe kështu penalltia kaloi për zviceranët që barazuan me Rodrigez.

Por kur ndeshja dukej e destinuar të shkonte në kohët shtesë, Ronaldo dërrmoi ëndërrat zvicerane me dy gola në dy minuta që i dhanë Portugalisë finalen e Nations League: do të përballet me një mes Hollandës e Anglisë.