AKTUALITET, 28 Qershor 2021, 10:00

Vrasjet në Shqipëri, Bledi Çuçi paralajmëron konferencë për mediat, çfarë pritet

Vrasjet në Shqipëri, Bledi Çuçi paralajmëron

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, do të zhvillojë një konferencë për media ditën e sotme, teksa dy ngjarje të rëndë që sollën tetë viktima ndodhën në harkun kohor të një dite në vend.

Ministria e Brendshme njofton se konferenca do të nisë në orën 11:00 në sallën brenda ministrisë, ndërkohë që vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ishte vetë kryeministri ai që paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohen.

Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.