AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 12:52

Vrāsje për gjakmarrje e vjedhje, kush janë tre të dënuarit që ‘shenjestroi’ sot OFL

Vrāsje për gjakmarrje e vjedhje, kush janë tre të dënuarit


Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Tiranë, për tre të dënuar për vjedhje me dhūnë e vrāsje për gjakmarrje.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë ” e kryer në bashkëpunim;

B. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë” e kryer në bashkëpunim;

F. A., banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me ārmë” dhe “Vrāsja për gjakmarrje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.