AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 12:33

“Mbani përgjegjësi për pastërtinë e kandidatëve”, Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit


Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim i ka nisur një letër krerëve të partive politike Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Diplomatja amerikane u kërkon krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

Në letër thuhet se ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

Më tej ambasadorja thekson se SHBA do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe do të jetë përkrah atyre që luftojnë zyrtarët e korruptuar.