TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa kujton deklaratat e qeverisë për ndihmën ndaj qytetarëve të prekur nga pandemia e Covid-19, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se ato janë boritë e propagandës, por në të vërtetë qytetarët nuk kanë parë asnjë ndihmë.
“Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane degjuar por se kane provuar ndikimin e paketes se ndihmes nga qeveria.
Borite e propagandes bucasin fort ne perpjekje per te mbytur zerin e qytetareve qe po varferon dhe bizneseve qe po falimentojne. Por eshte e pamundur te fshihet papunesia, varferia dhe ulja e qepenave”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Tabaku thotë se plot 160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit.
"177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian.
Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.
Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.
Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët.
Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve.
Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë,"-deklaron Tabaku.