AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 09:37

Ushtaraku i lartë tradhton Francën, punonte si spiun i inteligjencës ruse, si u zbulua

Ushtaraku i lartë tradhton Francën, punonte si spiun i


Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Francës është arrestuar, pasi dyshohet se është spiun i shërbimeve sekrete ruse.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, e cila tha për këtë çështje prokurorët kanë nisur hetimet.

“Ajo që unë mund të konfirmoj është se një oficer i lartë po përballet me procedura ligjore për një shkelje të sigurisë,” tha Florence Parly, e cila nuk dha detaje të tjera.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se nënkoloneli francez besohet se ka transmetuar dokumente të ndjeshme franceze në shërbimet sekrete të Rusisë.

Ai u kap duke folur rusisht në Itali me një burrë të identifikuar si një agjent i GRU, (Shërbimi Inteligjent Ushtarak Rus).

Burri u arrestua, pak ditë më vonë nga agjencia franceze e inteligjencës DGSI, ndërsa po përgatitej të largohej nga Franca në drejtim të Italisë.

Ai është duke u mbajtur në një burg në Paris. Mbi të rëndon akuza “shpërndarjen e informacionit tek një fuqi e huaj”.