TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kavajë ka arrestuar shoferin 21-vjeçar me iniciale J.L, pasi aksidentoi për vdēkje një gruan me iniciale E.D, 48 vjeç.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me mjetin e tij aksidentoi tre qytetarë, por vetëm 48-vjeçarja humbi jetën.
Dy të aksidentuarit e tjerë, M. D. dhe Sh. D ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.