TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn, i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili i dha afro 1 muaj kohë prokurorisë për të sjellë prova të tjera.
Ky vendim vjen pas kërkesës së prokurorisë për të caktuar një masë të re ndaj Martinaj si person i përfshirë në përplasjen me armë më 4 tetor në lokal Monopol me një viktimë dy të plagosur por edhe për hetimin pasuror që tashmë Krimet e Rënda kanë nisur ndaj tij.
Prokuroria një ditë më parë i ka kërkuar kohë gjykatës të kryejë hetime ndaj Martinaj pasi njësia speciale Task-Forcë, polici-prokurori kanë verifikuar për biznesmenin të gjithë aktivitetin e tij penal si dhe atë tregtar.
Avokatët e Martinajt kërkuan rrëzimin e masës së re, ndërsa me argumentin se Martinaj përdor një pasaportë kosovare dhe nëse lihet i lirë arratiset, prokuroria këmbënguli për arrest me burg pa afat.