AKTUALITET, 22 Prill 2021, 13:28

Vrasja në Elbasan, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë, në takim kreu i prokurorisë dhe SHISH

Vrasja në Elbasan, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë, në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur sot në Elbasan, një ditë pas konfliktit me armë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit, teksa në mbledhje janë edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit dhe i SHISH Elbasan.

Sipas burimeve, takimi ka në fokus analizën e ngjarjes së djeshme si dhe situatën e kriminalitetit gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan.