AKTUALITET, 22 Prill 2021, 10:32

VIDEO/ Prodhonin raketa, shpërthen baza sekrete në Izrael

VIDEO/ Prodhonin raketa, shpërthen baza sekrete në Izrael
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të martën në një bazë të sekrete të Izraelit. Shpërthimi ndodhi gjatë një ‘prove rutinë’ nga fabrika Tomer, e cila zhvillon armë dhe lloje të ndryshme raketash. Qytetarët që ishin dëshmitarë të ngjarjes thanë se dëgjuan një shpërthim dhe panë një re të madhe tymi që mbuloi vendin. Fabrika e Tomer ndodhet në Izraelin qendror, dhe në afërsi të zonave të banuara. Kompania prodhon raketa për përdorim nga IDF( Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) dhe sistemet e tjera izraelite të mbrojtjes. Ata janë prodhuesit e sistemeve të përgjimit të raketave izraelite Arrow 4 . Zyrtarë të lartë të mbrojtjes po hetojnë shkaqet e shpërthimit.