AKTUALITET, 22 Prill 2021, 13:19

Zgjedhjet/ Rama mbyll sot fushatën në Tiranë, falenderon publikisht patronazhsitët e PS

Zgjedhjet/ Rama mbyll sot fushatën në Tiranë, falenderon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar publikisht patronazhsitët e PS për punën që ata kanë bërë për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama thotë se çdo trokitje e tyre për numrin 12-të që ka PS në fletën e votimit është në derën e së ardhmes.

Ai gjithashtu paralajmëron se sot në orën 18:00 do të zhvillojë takim elektoral tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pavarësisht nëse bie shi apo me ironi edhe ‘gurë’ nga qielli.

Postimi i plotë:

Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë?