AKTUALITET, 22 Prill 2021, 22:25

Vrasja e Xhuvanit, Zheji: Dy zv.drejtorë ishin aty dhe nuk ndërhynë, në lojë ishin pesha më të rënda

Vrasja e Xhuvanit, Zheji: Dy zv.drejtorë ishin aty dhe nuk

Vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, analisti Artur Zheji e cilëson triumf të politikës mbi jetën. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zheji akuzoi se policia është politike, ndërkohë që shtoi se “dy zv.drejtorë ishin në vendin e ngjarjes dhe nuk ndërhynë sepse në lojë ishin pesha më të rënda, “çunat problematikë” siç i quan Damiani”

“Pashë triumfin e politikës mbi jetën. Është një ditë e trishtuar, më duket shumë e rëndë. Sfondi u ngjan romaneve të Shashës. Ndodhi edhe me 21 janar. Serverat fshihen, policia rri e ngrirë, nuk nxjerr pistoletën. Më të forta janë bandat. Ne kemi një polici politike. Dy zv.drejtorë ishin aty dhe nuk ndërhynë sepse në lojë ishin pesha më të rënda, “çunat problematikë” siç i quan Damiani. Unë jam kundra asaj që ndodhi dhe tashmë po bëjmë një analizë të personazheve në ngjarje. Ai e ka pistoletën me leje dhe 20 të tjera janë pa leje. Një njeri që i del zot plumbit merr përgjegjësi, ai u dorëzua. Kur del karabinieri në Itali ka qëndrim sepse është zëri i së vërtetës. Mençuria e politikës është ta rrethojë me një fshikëz mëndafshi këtë ngjarje. Pas zgjedhjeve, fituesi do të tregojë historinë”, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Mustafa Nano shtoi: Politika është përgjegjësja numër një në këtë ngjarje. Po të vije re reagimet politike ishin skandaloze.