TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë për “TV Apollon” në Fier se Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit në Kavajë dhe Elbasan është treguar e njëanshme dhe jo profesionale.
“Deri më tani Policisë së Shtetit është treguat komplet e njëanshme. Këtu përmendim ngjarjen e Kavajës, që u deshën dy ditë për t’u vënë para drejtësisë eksponentët e krimit. Kjo sjellje e Policide nuk do kishte sjellë vrasjen në Elbasan.
I bëj thirrje të gjithë policëve të tregojnë integritet, të zbatojnë ligjin dhe të mos bëheni pale me politiken por të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën e tyre.
Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin”,- tha kreu i shtetit.