AKTUALITET, 22 Prill 2021, 22:07

“Jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement Xhaferri”/Lala: Më ka kërcënuar haptazi, policia nuk ka reaguar

“Jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement


I shumëkërkuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Klement Xhaferri në Elbasan është denoncuar publikisht mbrëmjen e sotme nga gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për ngjarjen, Lala tha se është telefonuar sot nga i shumëkërkuari Xhaferri, i cili siç u shpreh ajo e ka kërcënuar haptazi dhe policia nuk ka reaguar, ndërkohë që biseda ka është e regjistruar.

Unë personalisht jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement Xhaferri. Kam qenë në vendin e ngjarjes, me burime të konfirmuara zyrtarisht, i kam nxjerr emrin në transmetim live. Po ju them kaq, unë isha në vendin e ngjarjes, është shpallur personi në kërkim se ishte pjesë e ngjarjes, në të qintat e sekondës ka gjetur celularin tim dhe më ka kërcënuar haptazi dhe policia nuk ka reaguar. Kjo telefonatë është e regjistruar sepse ai ishte nën përgjim. Unë e di se çfarë është realiteti. Megjithatë unë sërish nuk inkurajoj përplasjet sepse rruga në përplasjen mes bandave dhe disa njerëzve të tjerë kushdo qofshin nuk ka më marrëveshje, por krisje”, tha Lala.