AKTUALITET, 22 Prill 2021, 19:40

Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Rama, Struktura e Mbrojtjes së Votës e drejtë legjitime e opozitës

Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Rama, Struktura e Mbrojtjes së

Presidenti Meta u prononcua gjatë intervitës në televizionin ‘6+1’ në Vlorë, edhe për incidentin e djeshëm tragjik në Elbasan, ku tha se gjithçka u stis nga Rama dhe se Struktura e Mbrojtjes së Votës është e drejtë legjitime e opozitës.

"Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi.

Struktura për mbrojtjen e votës ështv një e drejte legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani në vend që tv ishte sot në burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve.

Për këtë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do të ndëshkohet në mënyrën më shembullore mv 25 Prill", tha Meta.