AKTUALITET, 22 Prill 2021, 21:16

Shqiptari kapet me 17 kg kokainë pas aksidentit

Shqiptari kapet me 17 kg kokainë pas aksidentit

Një burrë me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane me 17 kg kokainë. Ai po udhëtonte me një automjete pranë Via Larga, por targat e klonuara e tradhtuan atë.

Shqiptari tentoi të arratisej, por shpejt përfundoi i aksidentuar. Policia e Bolonjës e arrestoi atë për sasinë e drogës, e ndarë në 16 pako brenda makinës.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë ishte pikërisht targa, nga e cila doli se ishte e falsifikuar.

Në përpjekje për t’iu afruar makinës nga hetuesit, shoferi arriti të largohej.

Pasi hyri në ambientet e qendrës tregtare, u përplas me dy makina, duke humbur kontrollin e automjetit dhe duke u përmbysur.