TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
RENEA ka bërë shoqërimet e para në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, emër i njohur dhe në kërkim nga drejtësia për disa ngjarje kriminale, ndër më të njohurat grabitja në 9 prill të vitit të kaluar në Rinas.
RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.
Në drejtorinë e policisë së Elbasanit ka shkuar kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili mësohet se po ndjek nga afër punën e grupit hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve të ekzekutimit mafioz.
Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit.
Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.
Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.