TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shqipëri, pas disa ditë qëndrimi në Amerikë për gjetjen dhe marrjen e vaksinën ndaj Covid-19.
Shefi i qeverisë ka bërë dije se në orën 18:00 do të mbajë një qëndrim për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, pse theu orën policore, ngjarje të cilën Rama e quan vdekje tragjike.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18:00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Nuk dihet qëndrimi që do të mbajë Kryeministri, në një kohë që dje u mbaj një protestë masive dhe po sot është paralajmëruar një tjetër.