TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e një bankomati mëngjesin e sotëm në Vorë.
Fillimisht u raportua se është grabitur një shumë e konsiderueshme parash, ndërkohë që policia bën me dije se grabitësit nuk kanë mundur të marrin para.
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.