TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi arrestimet e bëra në Belgjikë, ku u godit një bandë shqiptare që kishte trafikuar tonelata me kokainë.
“Shqipëria nuk ka pasur rol në arrestim. Arrestimet janë bërë të martën e kaluar. Kokainën e blinin 1365 euro kg në Amerikën Latine dhe e shisnin së paku 100 mijë euro në Europë,” tha ai.
Hoxha komentoi më pas arrestimin e nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
“Personazhi më i njohur në këtë histori është Ramazan Rraja, një 27-vjeçar. Ai ka qenë para 10 ditësh në Shqipëri. Ai lëviz nëpër BE pasi ka dokumente polake.
Ka shkuar në Bruksel dhe në banesën e një të afërmi të vet ka pasur një takim me një person që është arrestuar gjithashtu. Me Musa Gjikolën. Interesant ka qenë fakti që takimi është bërë mes Gjikolës, Rrajës dhe një shtetasi rus. Duke pasur parasysh që grupet tona kanë marrë trafikun me shumicë të kokainës, kanë nevojë për kontakte të tjera, ndaj nuk është çudi që është një bashkëpunim me rusët.
Kurse Fjoralb Rraja nuk është nip i deputetit, por është një i afërm i tyre. Ka dalë për masë sigurie dhe atij i është lënë 30 ditë burg,” tha Hoxha.
“Me këtë sasi parash, ata nuk e kanë problem që të blejnë zgjedhjet,” tha Hoxha, duke deklaruar se ata trafikojnë tonelata kokainë.