TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas masakrës së të hënës ku mbetën të vdekur nëntë persona në Meksikë ka reaguar Presidenti amerikan Donald Trump i cili ka shprehur shqetësimin e tij për familjen amerikane e cila ra pre e sulmit të një karteli droge në Meksikë.
Të 9 viktimat kanë qenë pjesë të një familje, 3 gra dhe 6 fëmijët e tyre të mitur u vranë në mënyrën më barbare nga karteli i drogës.
Nga mediat e huaja është mësuar se familja mormone kishte marrë rrugën për tek të afërmit e tyre që kishin një dasmë, por u gjendën papritur përballë një grupi të armatosur në një rrugë të fshehur e të paasfaltuar dy ditë më parë.
Ndërkohë bazuar në deklaratën e një zyrtari përgjegjës për zbardhjen e ngjarjes është thënë se trafikantët kanë qëlluar gabimisht mbi familjen që ishte nisur për në dasmë pasi mund t’i kenë ngatërruar me rivalët e tyre.
“Një familje e mrekullueshme u gjend në mesin e zjarrit të dy karteleve të dhunshme të drogës. Si rezultat, shumë amerikanë të mëdhenj u vranë, përfshi fëmijë të vegjël.
Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë në pastrimin e këtyre monstrave, SHBA është gati për t’u përfshirë. Presidenti i Meksikës e ka bërë çështje të madhe, por kartelet po bëhen të mëdha dhe të fuqishme, prandaj ndonjëherë është e nevojshme një ushtri për të mposhtur një ushtri”, deklaroi Donald Trump.